Gjermani, Krichbaum: Serbia
ta njohë Kosovën

Gjermani, Krichbaum: Serbia <br />ta njohë Kosovën
BEOGRAD- Kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së në Parlamentin e Gjermanisë Gunther Krichbaum deklaron se Serbia në fund të negociatave për anëtarësim në BE, do të duhet të japë një përgjigje të qartë në drejtim të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës.

"Serbia në fund të negociatave për anëtarësim në BE, do të duhet të japë një përgjigje të qartë në drejtim të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës. Unë jam i vetëdijshëm se procese të caktuara marrin më shumë kohë. Megjithatë, duhet ta njohë realitetin që lufta e ka prodhuar. Serbia duhet të përqendrohet në sfidat e ardhshme, të tilla si globalizimi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së në Parlamentin e Gjermanisë dhe zyrtar i partisë në pushtet, Unionit Kristiano-Demokrat (CDU)."- citohet të ketë thënë zoti Krichbaum, njëkohësisht anëtar i  i partisë në pushtet, Unionit Kristiano-Demokrat (CDU) për të përditshmen serbe “Danas”

“Çdo vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së duhet të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Grupi parlamentar i CDU-së së Angela Merkelit dhe Unionit Kristiano-Social, të cilit grup i takoj unë në Bundestag, dëshiron që para përfundimit të negociatave të përcaktohen qartë raportet e mira fqinjësore midis Serbisë dhe Kosovës”, shtoi ai.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Beogradi duhet njohë de facto apo de jure pavarësinë e Kosovës, diplomati gjerman pyet: “Ku është dallimi këtu”!? Ndërsa, në reagimin e gazetarit se për Serbinë ekziston dallimi dhe nëse ekziston mundësia e përdorimit të modeleve të dy Gjermanive, Krichbaum shton: “Edhe Gjermania ka humbur territore pas Luftës së Dytë Botërore. Kufijtë e Gjermanisë më 1937 ishin ndryshe nga sot. Tani është e rëndësishme që qytetarët të jetojnë në paqe, në demokraci dhe shtetin ligjor”, informon portali kosovar online Telegrafi. com

(sg/telegrafi/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi