Një tjetër krim ndaj gruas ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së djeshme në një kamp refugjatësh në Gjermani.
Nderim Çiba 40 vjeç nga fshati Slli i Matit ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 35-vjeçare Arjana Çiba, nënë e dy djemve 7 dhe 5 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në ambientet e kampit, në sy të fëmijëve dhe të personave të tjerë.
Sapo ka ndodhur ngjarja autoritetet e kampit kanë prangosur bashkëshortin Nderim Çiba 40-vjeç dhe kanë dërguar trupin e pajetë të bashkëshortes Ariana Çiba 35-vjeçare për në morgun e spitalit.
Bashkëshorti i Arianës është një emër jo i panjohur për policinë shqiptare, pasi ai rezulton të ketë pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë për kanosje me armë.
Familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa kanë nisur bisedimet me ambasadën gjermane për sjelljen e trupit të pajetë. Ceremonia mortore do të zhvillohet në fshatin Slli sapo trupi i gruas të sillet në Shqipëri.
Sipas familjarëve, çifti, i cili kishte 10 vjet martuar, kishte ikur drejt Gjermanisë vitin e shkuar, në fluksin e largimeve masive që përfshinë shqiptarët drejt Gjermanisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com