Nga sot dozë e tretë e vaksinës për të gjithë mbi 18-vjeçarët! Rama vaksinohet: Administrata të bëjë vaksinën, një ditë s'do kthehen në punë! Do ta kërkojmë edhe për t'u futur në Shqipëri

Çdo shqiptar mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë që të marrë dozën e tretë të vaksinës anti COVID duke filluar që nga dita e sotme. Kjo me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila më parë kishte njoftuar një mbledhje sot të Komitetit të Ekspertëve. 

Në stadiumin 'Air Albania' kryeminsitri Edi Rama injektoi dozën e tretë të vaksinës COVID, ku bëri edhe disa paralajmërime të qarta kufizimesh për të pavaksinuarit. Ai i kërkoi punonjësve të administratës që të bëjnë vaksinën, duke i paralajmëruar se një ditë nuk do të kthehen më në punë nëse nuk e bëjnë. Po ashtu ai paralajmëroi se mund të merret vendimi për të mos lejuar të futen në Shqipëri personat e pavaksinuar.

"Është e sigurt që vaksina mbron, shpëton jetën. Ata që janë të vaksinuar e kalojën lehtë sëmundjen, të pavaksinuarit përfundojnë në kthetrat e vdekjes. Mesazhi sot është i qartë. Ne po ndjekim të gjitha diskutimet me Komitetin përkatës dhe duke parë çfarë po ndodh, mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është i vaksinuar dhe nuk do lejohet të futen të pavaksinuarit këtu", tha Rama.

Duke theksuar se nuk mund të kuptonte se si në shekullin e 21 nuk mund t’i besohet shkencës, Rama tha se e gjithë kjo lojë konspiracioni bëhet në kurriz të gjithë planetit.

"Po flasin për t’u vaksinuar të gjitha akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër FB, nëpër internet. Kjo është skandaloze dhe e turpshme", tha ai.

"U them të gjithë atyre, në radhë të parë që janë nëpunës të këtij shteti që të vaksinohet sepse mund të vijë momenti që t’u ndalohet të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online. Po u ndalua të shkojnë në punë, nuk do paguhen nga taksat e qytetarëve sepse nuk duan të vaksinohen.  U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë në veprimtarinë e tyre me hapësira publike, me hapësirat ku bëhen Pazar, hapësira të mbyllura, të vaksinohen, sepse mund të vijë momenti që nuk do lejohen të hyjnë nëpër merkato e nëpër dyqane të pavaksinuar. U them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse mund t’u mbyllet dyqani nëse nuk janë të vaksinuar e kështu me radhë të gjithëve se nuk mund të rrezikojë pjesa më e madhe e popullsisë për shkak se një pjesë tjetër i bën karshillëk shkencës, shëndetit, shëndetit të vet dhe familjarëve të vet", tha Rama.

Kujtojmë se duke nisur nga 1 nëntori të moshuarit +60 vjeç filluan të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç, të shoqëruar nga prindërit, mund ta bëjnë vaksinën. Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino ka sqaruar se cilët fëmijë do të vaksinohen të parët, sa doza do marrin dhe se cilën vaksinë duhet të bëjnë. Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 22 tetorit rekomandoi aplikimin e dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve. 

Më parë nga specialistët e ISHP është bërë e ditur se doza plotësuese mund të merret edhe duke kombinuar vaksinat. Psh. nëse ke marrë Pfizer më parë mund të marrësh Coronavac apo AstraZeneca në bazë dhe të efekteve anësore që ka pasur qytetari. Megjithatë i vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet, dhe mjekët janë trajnuar për këtë gjë, është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës së COVID në vend, mbledhje që vjen pas më shumë se një muaji mungesë. Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet në orën 14:00, në një kohë kur varianti Omicron i COVID po alarmon Europën dhe botën, duke u përhapur me shpejtësi në gjithnjë e më shumë vende.   Nuk dihet ende nëse do të ketë shtrëngim të masave kufizuese.

Mbledhja e fundit e Komitetit Teknik të Ekspertëve u zhvillua më 22 tetor, ku u vendos vaksinimi me dozë të tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç me sëmundje kronike.

Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur në një kohë kur kemi përballë stinën e dimrit dhe variantin Omicron.

Masat  anti-COVID që janë në fuqi:
-    Ora policore nga 23:00-06:00.
-    Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1.    Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 
2.    Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 
3.    Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. 
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. 

-  Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

- Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. 

- Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave

- Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Rama debat me gazetarin: Vaksinohu se nuk do të hysh më në konferenca shtypi, e turpshme të luash me jetën e njerëzve

 

Në komunikimin që pati me gazetarët pasi bëri dozën e tretë të vaksinës Kryeministri Rama pati një debat edhe njërin prej gazetarëve që tha se qeveria nuk e njeh imunitetin natyral, kur dikush e ka kaluar.

"Këtu jemi për të dhënë mesazhin se të gjitha duhet të vaksinohen. Është e turpshme e kundërta. Të gjitha ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajnë me jetën e njerëzve, siç po e bën edhe dikush nga ju", tha Rama, duke e këshilluar gazetarin të vaksinohet se ndryshe nuk do të marrë pjesë në konferenca shtypi.

Ora 11:53
Rama paralajmëron pronarët e dyqaneve: Vaksinohuni, ose mund të vijë momenti t'ju mbyllet biznesi

Kryeministri Edi Rama pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke paralajmëruar mund të vijë momenti dhe do të bëhet me detyrim. Kreu i qeverisë u ndal tek punonjësit e shtetit ku tha se nëpunësit duhet të vaksinohen pasi do të vijë dita kur nuk do të ndalohen që të shkojnë në punë dhe mandej as nuk do të paguhen. Rama po ashtu paralajmëroi edhe pronarët e dyqaneve që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti kud do të mbyllen bizneset e tyre.

‘Njëra vaksinën e tretë. Nuk e kupto dot sesi në shekullin e 21 nuk i beson shkencës. Nuk po bëj ujë. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë që lëviz të gjitha planet he asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. Të gjitha mediat e botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe Shëndetin publik. U është mbyllur hoja dhe po flasin për tu vaksinuar Akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër Facebook dhe internet. Kjo është turpshme dhe skandalozë, në vend që ti besosh shkencës, vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllu. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi. Nëpunësit e shtetit të vaksinohet pasi mund të vijë momenti që do të ndalohet të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësirat publike, të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen që të futen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani.’- tha Rama.

Ora 11:45
Rama në 'Air Albania' merr dozën e tretë, vaksina zgjidhet rastësisht nga dy punonjës të medias

 

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadiumin 'Air Albania' ku ka marrë dozën  e tretë të vaksinës COVID. Teksa dy dozat e para që Rama ka injektuar kanë qenë Pfizer, për dozën e tretë Rama i kërkoi dy operatorëve që të zgjedhin rastësisht dy flakon dhe më pas një punonjës shëndetësorë zgjodhi dozën që iu injektua.

Ora 10:30
Kryeministri Rama merr sot dozën e tretë të vaksinës anti COVID

Kryeministri Rama rreth orës 11-:30 do të jetë i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Vendimi për dozën e tretë jo vetëm për të moshuarit por për të gjithë u mor ditën e sotme.

 

Ora 10:25
Dozë e tretë vaksine për të gjithë mbi 18-vjeçarët në Shqipëri, 6 muaj pas dozës së dytë

1633941166_vaksinimiuniversitet..jpg

Doza e tretë e vaksinës anti COVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

"Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë", shkruan Ministria në Facebook.

Ora 09:07
Varianti Omicron i COVID, Rama apel qytetarëve të vaksinohen: Shëndeti mbi të gjitha

Varianti Omicron i OVID po shqetëson gjithnjë e më shumë ekspertët shëndetësore, e teksa ka ende shumë të fshehta mbi të, tashmë është identifikuar në shumë vende duke u përhapur me shpejtësi.

Përballë kësaj, kryeministri Edi Rama i ka bërë sot apel qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur. Me një postim në Facebook, Rama ka publikuar edhe dëshmi të personave që po vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës, teksa tregojnë se ndihen shumë mirë.

"Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të vijoni vaksinimin me dozën e tretë përforcuese, për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit e për të mos i dhënë virusit një mundësi të dytë ndërkohë që varianti i ri Omicron po shqetëson botën, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Zyrtarisht nuk dihet ende nëse ka raste me variantin e ri të COVID në vend, teksa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije dje se ISHP do të dërgojë mostrat për analizim për të parë më pas nëse ky variant ka qarkulluar apo po qarkullon në vendin tonë.

Manastirliu theksoi se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të shtuar, teksa bëri thirrje për vaksinim.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simbad Detari: 03/12/2021 01:08

    Një gje eshte e sigurte lum ai që e kaloj Nga natyra! Njerez , bëni vrap, ushqimet blejini sa me bio , pini uje sa me te mirë , mos punoni në vend stresues, beni joga , dhe kundesuni për veten kjo eshte vaksina me e mirë ! Kam frikë se dardha e ka bishtin mbrapa eshte një shprehje që do të jetoje deri në 2990! Gjithmone ! Edhe për festa të vitit te ri nuk na lejojne te jetojme si njerëzit , kovidi, partia, puna, jo po plasi lufta, jo po populli, ore një pyetje kam Pse behen te gjitha ?!?! Per para , pushtet, domimin! Cdo gje bëhet për kete , uroj të mos jetë edhe për hobi se do ishte çnjerezore!

    Përgjigju
  • Niu: 02/12/2021 19:03

    Ahhh more ali baba me 40 tigra. Po sa burre llum qe je dhe pas teje vjen lali plehu etj etj. Mjete familja qe te ka o km

    Përgjigju
  • Foti: 02/12/2021 15:24

    Persh po un qe kam ber kinezen ke te bej dosëzen e tret

    Përgjigju
  • Emir: 02/12/2021 14:48

    Kjo foto eshte sa per mijra fjale. Ndersa nje mjek i pajisur me mbrojtje injekton vaksinen anti kovid, Kryeministri pa maske dhe qe flet e llomotit per ashpersim.masash anti kovid! Demagogjia nuk ka ku veje me. Para tre dites mjeki tuaf Alimehmeti me te tjere rrekeshin te bindnin dynjane se omicron nuk eshte gje. Sot, frika e agallareve te pushtetit ben vaksinimin e detyrueshem.

    Përgjigju
  • Rimi E88: 02/12/2021 11:29

    Deri dje thonin qe qe vaksina nuk eshte me detyrim , tani po vashdojne me dozat 123456,,,,, dhe nuk dihet si do shkoj ky muhabet.Prisni kur OBSH te thote na falni se kemi gabuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?