GJERMANI - Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka arritur një marrëveshje koalicioni me partinë Socialdemokrate. Marrëveshja e arritur në orët e vona të ditës së martë, nënkupton bashkëqeverisjen mes tyre, pasi koalicioni i Kristiandemokratëve të Merkel dhe partisë së Kristiansocialëve, nuk kishte maxhorancën qeverisëse.
Marrëveshja pritet të firmoset dhe të zyrtarizohet nga mesi i muajit dhjetor. Ndërsa Merkel pritet t’a prezantojë së bashku me liderin e Kristiansocialëve, Horst Seehofer dhe Sigmar Gabriel të Socialdemokrate të mërkurën në mëngjes.
Partitë ranë dakort në disa pika ku përfshihej dhe ulja e moshës së pensionit dhe ndryshime në rregullat e dy kombësive.
Socialdemokratët gjithashtu kërkuan një ndryshim në pagën minimale. Që prej vitit 2015, ora e punës do të paguhet me 8.5 euro. Gjithashtu, partitë ranë dakort të mos ketë rritje taksash.
Këto tre parti kanë qenë në koalicion qeverisës edhe në vitet 2005-2009.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com