BERLIN, 2 janar /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë më 7 janar një vizitë në Londër për tu takuar me homologun britanik, David Cameron, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë në Berlin.
"Kjo vizitë do të zhvillohet në kuadër të presidencës gjermane të G7-s dhe do t'i kushtohet -s veçanërisht përgatitjes të samitit të shtatë fuqive më të mëdha ekonomike më 7 dhe 8 qershor në Bavari (në jug të Gjermanisë)", theksoi zëdhënësi në një komunikatë.
Merkel, e cila u shpreh shumë kundër, në fund të vitit 2014, projektit të David Cameron për limitimin e imigracionit nga Bashkimi Evropian duke e gjykuar si të panegociueshme lirinë e qarkullimit në BE, do të diskutojë për çështjet dypalëshe, ndërkombëtare dhe politikën evropiane me kryeministrin britanik./
/ec/










