Gjermani, përdhunohen, rrihen dhe
ngujohen 2 vajza nga Kosova

Gjermani, përdhunohen, rrihen dhe<br />ngujohen 2 vajza nga Kosova
KOSTANCA - Të hënën ka filluar në Gjykatën e Landit në Konstancë të Gjermanisë një proces gjyqësor kundër një familjeje rome nga Kosova, e akuzuar për skllavërim, rrahje dhe përdhunim të dy vajzave të mitura, edhe ato nga Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht gazeta gjermane, Der Spiegel.
 
Tani dy prindërit dhe tre djemtë e tyre do të përgjigjen për akuzën se kanë sjellë në Gjermani dy të mitura dhe i kanë mbajtur ato me dhunë në banesën e tyre në qytetin Singen, landi Baden Württemberg, ka bërë të ditur për mediat gjermane prokurori i çështjes.
 
Sipas akuzës, dy vajzat janë mbajtur të ngujuara, janë detyruar të punojnë, janë rrahur dhe po ashtu edhe janë përdhunuar seksualisht. Aktakuza radhit një varg veprash penale në ngarkim të familjes pesanëtarëshe si: tregti me qenie njerëzore, shantazh, privim nga liria, shtrëngim dhe përdhunim.
 
Qëllimi fillestar ka qenë, që dy vajzat të martohen me dy djemtë e familjes. Vajzave, sipas aktakuzës, u janë marrë pasaportat dhe më tej është provuar që përmes kërcënimeve dhe dhunës t`i disiplinojnë ato.

Kur njëra nga vajzat ka kundërshtuar për trajtimin që u bëhej, njëri nga djemtë e familjes e ka therur atë me kaçavidë në krah.
 
Dy vajzat më pas kanë mundur të telefonohen me familjarët e tyre në Kosovë, por vetëm nën mbikëqyrjen e të akuzuarve.
 
Në hapje e procesit, të pesë të akuzuarit kanë shfrytëzuar të drejtën e heshtjes para trupit gjyqësor. Ata nuk kanë dashur të japin të dhëna as për personat dhe as për ngjarjet, është bërë e ditur përmes avokatëve.
 
Procesi parashikohet të zgjasë 21 ditë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama mbledh nesër deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa

Rama mbledh nesër deputetët dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit! Porosia: Të mos ketë mungesa