/ATSH-AFP/ - Presidentët izraelit dhe gjerman paralajmëruan sot kundër një rritjeje të antisemitizmit në Evropë dhe në botë, 70 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.
"Në mbarë botën ka një rritje të deklaratave antiizraelite dhe antihebreje", deklaroi për të përditshmen gjermane "Bild" dhe izraelite "Yedioth Ahronoth" presidenti izraelit, Reuven Rivlin.
Presidenti izraelit ndodhet në vizitë që prej të dielës në Gjermani për të përkujtuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Berlinit dhe Tel Avivit 50-vjet më parë. Pasi u takua dje me homologun gjerman, Joachim Gauck, ai do të pritet sot nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier.
"Ndjenja antisemite dhe agresionet antihebreje në disa vende të Evropës, përfshirë dhe Gjermaninë më shqetësojnë shumë", konfirmoi Gauck për dy të përditshmet.
"Secili prej nesh, në çdo moment, duhet të thotë qartë, nuk duam antisemitizëm dhe nuk e tolerojmë në Gjermani", theksoi ai.
"Duhet të ndezim sirenat e alarmit në të gjithë botën e lirë dhe kryesisht në Evropë, për shkak të të shkuarës që është ende afër", theksoi Rivlin.
Dy presidentët përshëndetën marrëdhëniet diplomatike që dy vendeve mbajnë që prej vitit 1965, 20 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të kampeve naziste të vdekjes ku gjashtë milionë hebrenj evropianë kanë humbur jetën./
/Shqiptarja.com