BERLIN - Një lloj i ri proteste anti-emigracionit ka përfshirë Gjermaninë, ku mijëra persona kanë dalë në rrugë me thirrjet kundër ‘islamizmit në rritje’ në vend. Ndërsa qeveria e Angela Mekrel e ka bërë të qartë se do të bllokojë çdo përpjekje të David Cameron për të ulur lirinë e lëvizjes brenda BE, debati gjerman mbi emigracionin është fokusuar në vendet që vijnë jashtë bllokut, dhe për muslimanët në veçanti.

Nisur nga kjo, mijëra persona kanë sfiduar temepraturat nën zero duke u bashkuar në marshime kundër isalmizmit në shumë qytete gjermane nga Dusseldorf në Mynih. Europianët patriotë kundër islamizmit protestojnë kundër ekstremizmit dhe abuzimeve me sistemin e azileve në Gjermani.

“Refugjatët politikë janë shumë të mirëpritur. Por shikoni në shtëpitë e azilkërkuesve tanë këtu. Aty jetojnë vetëm meshkuj. Ku janë familjet e tyre? Ata janë kriminelë që kanë lënë pas familjet e tyre në luftë”, thonë demonstruesit.

Kjo organizatë thotë se nuk është kundër muslimanëve në përgjithësi, por dëshiron të ruajë kulturën judeo-krishtere të vendit. Gjermania është destinacioni i dytë më i populluar për emigrantët, pas SHBA-ve, e cila po përballet me një fluks të të paparë azilkërkuesish. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)