BERLIN - Qindra njerëz u mblodhën të premten në kryeqytetin gjerman për të protestuar kundër ndërtimit të një kompleksi të ri luksoz pranë njerës prej pjesëve të fundit të Murit të Berlinit.
Teksa kompanitë e ndërtimit filluan të hiqnin me vinça pjesët e murit në mes të pranisë së policisë, protestuesit e shqetësuar mbanin pllakata me sllogane si “Berlini po shet vetveten dhe historinë e tij”.
Më 13 gushtit 1961, qeveria komuniste e Gjermanisë së Berlinit dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.
10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, dhe 302 kulla vëzhgimi.
Më 9 nëntor 1989 ky mur u shkatërrua dhe ka mbetur seksioni prej 1.3 kilometrash të murit prej betoni quajtur Galeria Lindore.
Në mbrëmje policia gjermane deklaroi se punimet janë pezulluar, por protestuesit premtuan se do të rikthehen për të mbrojtur këtë pjesë të historisë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com