Gjermani, protesta masive kundër të djathtës ekstreme

Gjermani, protesta masive kundër të djathtës ekstreme

Foto nga protesta në Gjermani

Mijëra qytetarë u mblodhën të shtunën në një protestë kundër të djathtës ekstreme në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Protestat kanë vazhduar për disa ditë pasi u zbulua se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) po diskutonte planet për dëbimin masiv të qytetarëve me origjinë të huaj.

E themeluar në vitin 2013, partia AfD fitoi vëmendje të veçantë në vitin 2015 kur rreth një milion emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Gjermani. Ata hynë për herë të parë në Bundestag në vitin 2017. Popullariteti i kësaj partie u rrit sërish pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në shtator do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Brandenburg, Saksoni dhe Turing dhe sipas hulumtimeve, AfD mund të bëhet partia më e fortë në të tre shtetet federale.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai