Gjermani, punëtorët e transportit hekurudhor nisin protestën! Kërkojnë rritje të rrogave dhe bonus për COVID-19

Gjermani, punëtorët e transportit hekurudhor nisin protestën! Kërkojnë rritje të rrogave dhe bonus për COVID-19

Punëtorët e hekurudhave në Gjermani kanë filluar grevën në të gjithë vendin. Mbajtja e kësaj greve, sipas kryetarit të sindikatës së Hekurudhave të Gjermanisë, është bërë me miratimin e 95 % të anëtarëve të saj.

Edhe udhëtarët ditë më parë janë paralajmëruar se të gjitha linjat hekurudhore do të ndërpriten për dy ditë, në mënyrë që njerëzit të gjejnë zgjidhje për udhëtim pasi trenat janë një nga mjetet e transportit më të përdorura në Gjermani.

Sindikata kërkon një rritje të pagës prej 3,2 përqind dhe një “bonus koronavirus” prej 600 eurosh për secilin punëtor.

Mirëpo, këtë kërkesë për grevë e ka hedhur poshtë operatori gjerman për trena “Deutsche Bahn” duke thënë se kompania ka humbur miliarda euro nga pandemia dhe përmbytjet e fundit që shkatërruan shumë shina të hekurudhave.

Meqenëse shumë banorë mund të kenë rezervuar biletat gjatë ditëve të grevës ata mund të kërkojnë nga kompanitë hekurudhore të rimbursohen.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani