Jemi gati që të startojmë fuqishëm në ndeshjen e parë në kampiont. Ekipi është në një gjendje mjaft të mirë optimale dhe shumë i uritur për të fituar gjithcka këtë edicion futbollistik. E kemi nisur me këmbën e mbarë edicionin pas fitores së super kupës së Gjermanisë përballë rivalit më të fortë, Borusias së Dortmundit” shprehet futbollisti i ekipit të Bayer Munih Arjen Roben.

Hollandezi edicionin e kaluar zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë me nën kampionët e gjermanisë. Gjatë merkatos së verës, fantazisti u lakua shumë në media për një largim drejt ekipit të Juventusit në Itali, por në fund vendosi që të qëndrrojë në Gjermani. Theksojmë që në të njëjtin pozicion me Roben, këtë edicion do të luftojë për një vend në formacion edhe futbollisti me origjinë kosovare Xherdan Shaqiri.

(d.b/shqiptarja.com)