Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur gjatë muajit maj. Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar se pothuajse 5 mije shqiptarë kane kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit maj. Për pesë muajt e parë të këtij viti, rreth 16 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil, duke u renditur të tretët pas kosovarëve dhe sirianëve. 

Ministria e Brendshme gjermane ka bërë të njohur shifrat e reja të azilkërkuesve. Për muajin maj, nga Shqiperia ka pasur 4 922 azilkerkues, më shumë se 2 mijë kërkesa nga dy muaj më parë. Shqiptarët në këtë mënyre gjendet te dytët për nga numri i azilkerkuesve në Gjermani, pas sirianëve, vendi të cilëve gjendet prej kater vitesh në lufte civile.

Pas Shqiperisë, për muajin maj, renditet Serbia dhe Kosova. Për pesë muajt e parë të këtij viti, Shqiperia gjendet e treta per azilkerkuesit në Gjermani, me 16 250 kerkesa, ndërkohe që për të njejtën periudhë të një viti me parë, shifra ishte 3 260. Gjatë muajit maj në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 26 mijë persona, një rritje prej 108 perqind me të njejtin muaj vitin e kaluar.

Pothuajse gjysma e të gjithë kërkesave për azil në Gjermani kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanerisht nga Shqiperia, Kosova dhe Serbia.
azilkerkuesit


azilkerkuesit

azilkerkuesit

azilkerkuesit

Redaksia online
(G.F/shqiptarja.com)