GJERMANI - Përleshen rreth 100 azilkërkues shqiptarë të Kosovarët dhe serbë në një kamp në Gjermani. 

Me një operacion të gjerë policia e Hamburgut ka penguar të hënën në mbrëmje një përleshje masive mes serbëve dhe kosovarëve në një kamp azili në rrethin e Bahrenfeldit.

Një shtetas serb në gjendje të dehur është bërë shkak i kësaj përleshje, njofton policia e Hamburgut e cilA ka ndaluar në paraburgim 38-vjeçarin serb së bashku me një person tjetër.

Situata është përshkallëzuar në rreth 100 shtetas serb e shqiptar të përfshirë, saqë sigurimi i kampit nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndërmjetësuar dhe parandaluar përleshjen.
 
Është dashur ndërhyrja e rreth 30 policëve gjermanë për të shuar konfliktin, ndërsa shtetasi serb i cili inicioi konfliktin, së bashku me një person tjetër janë ndalur në paraburgim. Kjo nuk është e para herë pasi edhe në ditët e kaluara, shqiptarët janë bërë protagonistë të konflikteve në kampet e azilkërkuesve në Gjermani.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)