Policia gjermane raporton se 5 shqiptarë kanë rënë preh e sulmit të disa azilantësh nga Kenia dhe Çadi. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur një 18 dhe tjetri 24-vjeç të cilët po marin mjekim nga bluzat e bardha.
Jehonë të madhe lajmit i kanë dhënë edhe mediat gjermane të cilat bëjnë përgjegjës për sherrin e shkatuar shqiptarët.
“Kur bëhet fjala për dhunë në qendrat e azilantëve, shqiptarët janë të parët që bien në sy. Pse janë këta njerëz këtu?”- ky është shkrimi i të përditshmes gjermane “General Anzeiger” drejtuar ministrit të brendshëm gjerman Thomas se Maiziere.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të Brendshëm Thomas se Maiziere i cili ka thënë se është miratuar një paketë legjislative për të parandaluar fluksin e emigrantëve shqiptarë.
“Ne kemi miratuar javën e shkuar një pako legjislative me masa të forta për të ndaluar fluksin e njeërëzve nga vende si Shqipëria. Atje e dinin se nuk kanë asnjë shans për të qëndruar këtu. Por e provuan gjithsesi. Procedurat tona ishin aq të gjata, sa koha e qëndrimit ishte më atraktive se të rrinin në shtëpinë e tyre. Ne u japim atyre 143 euro në muaj, çka shkaktoi një efekt thithje. Tani nuk ka pagesa të tilla. Kush vjen nga një vend i sigurt origjine, merr ndalim punësimi. Azilkërkuesit nga këto vende duhet të qëndrojnë në objektet fillestare të pritjes derisa procesi të përfundojë. Pastaj dëbohen me lehtësi”. - u shpreh ministri Maiziere.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)