HAMBURG - Një shqiptar 22 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri një shtetas bullgar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë, dhe sipas mediave gjermane, krimi ka ndodhur për shkak të rivalitetit mes bandave për kontrollin e sa më shumë zonave për të shtrirë rrjetin e prostitucionit.
 
Shqiptari 22 vjeçar ekzekutoi me pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba shtetasin bullgar, i cili ishte edhe menaxher i një lokali nate në Hamburg të quajtur “Relax”. Menjëherë pas krimit, shqiptari u dorëzua në polici, e cila ishte vetëm 600 metra larg vendit të krimit.
 
Sipas mediave gjermane është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut.
 
Qyteti i Hamburgut njihet për faktin që ka një ndër rrjetet më të mëdha të prostitucionit në Europë, dhe sipas mediave gjermane shqiptarët kontrollojnë këtë rrjet në një pjesë të madhe të shtrirjes së tij.

puff
puff
puff

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)