Që nga janari, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani ka arritur në 22 209, shifër kjo tepër e lartë në krahasim me vendet e tjera të Evropës dhe botës.
 
Të dhënat raportohen nga Ministria e Brendshme gjermane. Sipas raportit të publikuar nga ky institucion për muajin qershor bëhet me dije se fluksi i shqiptarëve që drejtohen drejt shtetit gjerman dhe depozitojnë kërkesë për azil nuk ka pësuar ulje por vazhdon të jetë i njëjtë me ditët e parë të nisjes së këtij fenomeni.
 
Raporti i Ministrisë së Brendshme gjermane për muajin qershor e rendit Shqipërinë në vend të dytë me 5 932 kërkesa ndërkohë që në vend të parë janë azilkërkuesit Sirianë me 7 562 kërkesa. Ulje të kërkesave për azil duket se ka Kosova, e cila për muajin qershor renditet e gjashtë me 1 581 kërkesa.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)