BERLIN - I hapet rruga koalicionit me bazë të gjerë në Gjermani dhe nisjes së një mandati të tretë qeverisës për kancelaren gjermane Angela Merkel. Baza e Partisë Socialdemokrate, SPD ka votuar në shumicë të madhe pro marrëveshjes me kristian demokratët gjatë referendumit mbi këtë çështje.
“Jemi partia e pjesëmarrjes dhe kemi treguar përgjegjshmëri”-tha lideri i partisë, Sigmar Gabriel. Sipas rezultateve të referendumit, gati 76 % e zgjedhësve votoi pro, ndërsa 23,5 % kundër koalicionit. Ovacione dhe brohoritje kanë shoqëruar njoftimin e këtij rezultati që i jep mundësinë Merkel të qeverisë vendin për një mandat të tretë.
Ndërkaq, Merkel ka përgëzuar liderin e SPD-së për aprovimin e marrë nga partia e tij për koalicionin e madh. Në fakt, marrëveshja mes socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve u arrit në fund të nëntorit, gati dy muaj pas zgjedhjeve dhe një muaj pasi kishin nisur negociatat mes dy partive për krihimin e një koalicioni qeverisës me bazë të gjerë.
Dhe rezultati pozitiv i referendumit përmbush kështu premtimin e bërë nga dy liderët Merkel dhe Gabriel për të krijuar qeverinë brenda fundit të këtij viti.
Redaksia Online
(er.ru./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com