BERLIN, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier këmbënguli sot në faktin që marrëveshja e Minskut për një armëpushim në Ukrainë të aplikohet, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha përsa i përket perceptimit të situatës me Rusinë.
Pas vizitës në Ukrainë dhe në Rusi, gjatë të cilës ai mundi të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin, Steinmeier deklaroi se ishte i bindur për faktin se protokolli i Minskut ishte një dokument i rëndësishëm, për zbatimin e të cilit duhet punuar.
Ministri, i cili priti në Berlin homologun polak, Grzegorz Schetyna theksoi se e shikonte ende të largët një qetësim afatgjatë të konfliktit dhe akoma më të largët një zgjidhje politike.
"Pavarësisht kësaj duhet të jemi të vendosur për të punuar me aq sa mundemi për kapërcimin e këtij konflikti", nënvizoi ai.
Dhuna është rritur këto javët e fundit në lindjen rebele ku Kievi dhe NATO denoncojnë hyrjen e tankeve dhe trupave ruse duke rritur frikën për një luftë totale./
/ec/ a.jor.









