Gjermani/ Testet e shpejta COVID do shiten në dyqane, qytetarët do i realizojnë vetë

Gjermani/ Testet e shpejta COVID do shiten në dyqane, qytetarët do i realizojnë vetë

Ditën e sotme në Gjermani janë miratuar 3 teste të shpejta COVID që mund të përdoren në kushte shtëpie nga vetë qytetarët.

Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit.

Tek tri llojet e testeve të deritanishme provat janë marrë nga goja apo nga hunda, deklaroi Instituti me seli në Bon. Sipas studimeve të publikuara nga prodhuesit, këto teste në të ardhmen do të mund të bëhen edhe nga personat që nuk janë ekspertë apo nuk janë stërvitur për testime.

Pothuajse 30 kërkesa për aprovim special të testeve

Para dhënies së një licence të veçantë për teste të tilla, Instituti Federal kontrollon jo vetëm funksionimin teknik të tyre. Por shtrohet edhe pyetja nëse testi mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga personat që nuk janë trajnuar për këtë. Kjo përfshin edhe udhëzime dhe shpjegime të kuptueshme për secilin, se si funksionojnë këto teste, u tha paraprakisht. Prej datës 12 shkurt, në Institutin Federal kanë mbërritur rreth 30 kërkesa për licencimin dhe lejen e përdorimit të testeve të ndryshme.

Ndërsa mënyrën e rregullt të nxjerrjes së produkteve mjekësore në treg, e përcakton CE përmes organeve të veta të çertifikimit. Pavarësisht nga lejet e posaçme, Instituti Federal priste edhe teste të mëtejshme antigjene për përdorim të rregullt.

Testet e shpejta dhe vaksinat

Krahas vaksinave testet e shpejta janë një prej shtyllave më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo çështje ka fituar në peshë kohët e fundit, pas përhapjes së shpejtë të variantit akoma edhe më ngjitës të Coronës, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, por edhe për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave.

Testet e shpejta ndaj virusit Corona janë lejuar të përdoren edhe nga personeli  jo-mjekësor pas një trajnimi, prej datës 2 shkurt. Ministri Spahn fillimisht kishte njoftuar se testet e shpejta pa pagesë do të lejohen prej datës 1 mars dhe se ato do të mund të bëhen në qendrat për testime, tek mjeku i shtëpisë apo në farmaci. Por tani është vendosur që çështja e testeve të shpejta të trajtohet në samitin e ardhshëm të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, i cili do të mbahet me 3 mars./ DW

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë