GJERMANI - Për përvjetorin e 20-të të tregut të famshëm dhe më antik të Krishtlindjes, në Dresa të Gjermanisë, vizitorët e saj janë trajtuar me një delikatesë speciale.
Në qendër të sheshit ishte një tortë gjigande e cila peshonte 4,246 kilogram dhe ishte e vendosur në një karrocë të tërhequr me kuaj.
Për fetën e parë të tortës, sipas traditës së përvitshme, zgjidhet një vajzë, në përgatitjen e Dresda Stollen Festival.
Vajza që u përzgjodh këtë vit quhej Friederike Pohl e cila është shprehur se kjo tortë ishte më e mira që kishte provuar më parë. Sipas organizatorëve të këtij festivali, ajo çka e bën më të mirë tortën, janë përbërësit e saj të një cilësie të lartë.
Torta është e bërë e gjitha me gjalpë dhe jo me margarinë, me rrush të thatë dhe me rum të zgjedhur.
Torta e Krishtlindjes, tradicionalisht bëhet me rrush të thatë, rum, bajame dhe lëkurë limoni.
Kanë qenë 60-të kuzhinierë që e kanë krijuar këtë tortë, në të gjithë procesin që nevojitet për një tortë të tillë, e cila ka qenë gati për tre javë e gjysëm, ku janë përdorur më shumë se një tonelatë miell, 340 kg sheqer, rrush i thatë që ka kushtuar 200 milionë di euro, 172 kg limonë, lëkurë portokalli dhe jo më pak se 120-të litra rum i ardhur nga Xhamajka.
Një tortë që ka qenë e mjaftueshme për të gjithë vizitorët e këtij tregu Krishtlindjesh. Shuma e parave të mbledhura në këtë Festival, janë çuar për bamirësi.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com