BERLIN, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Ambasada e SHBA-së në Berlin e gjykoi sot si një çështje thelbësore vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë gjermane pas njoftimit nga Gjermania të dëbimit të shefit të shërbimeve sekrete amerikane në këtë vend.
"Është thelbësore që bashkëpunimi ynë i ngushtë me partnerët qeveritarë gjermanë të vazhdojë në të gjitha fushat", reagoi ambasada në një komunikatë duke mos pranuar të jepte komente çështjen lidhur me aktivitetet e shërbimit sekret.
"Marrëdhënia jonë me Gjermaninë përsa i përket sigurisë mbetet shumë e rëndësishme. Ajo siguron mbrojtjen e gjermanëve dhe amerianëve", theksoi ambasada.
Ambasada ka parë informacionet që kishin të bënin me kërkesën gjermane drejtuar shefit të misionit amerikan të shërbimit sekret në Gjermani për largimin nga vendi. Si gjithmonë, ne nuk komentojmë çështjet e shërbimit sekret", shtoi ambasada.
Qeveria gjermane njoftoi sot dëbimin e shefit të shërbimeve sekrete amerikane për Gjermaninë, në kuadër të një çështjeje spiunazhi nga zyrtarët gjermanë në përfitim të Uashingtonit. Bëhet fjalë për një masë të rrallë mes aleatëve të afërt në NATO.
"Ajo u kërkoi përfaqësuesve të shërbimeve sekrete amerikane në ambasadën e SHBA-së për t'u larguar nga Gjermania", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, në një komunikatë./ /ec/