Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
Lule dhe qirinj të vendosur në vendin ku u gjetën të vrarë dy ushtarë ukrainas në Gjermani, 29 prill 2024
Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur motive politike, teksa theksuan se kanë arrestuar një qytetar rus që dyshohet se ka therur për vdekje dy ushtarët.
Dy ushtarët – që po rikuperoheshin në jug të Gjermanisë – u gjetën jashtë një qendre tregtare në një qytet në Bavari mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë, ata kishin pësuar plagë serioze me thikë. Njëri prej tyre, 36 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërkaq ushtari tjetër 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Një rus 57 vjeç është arrestuar pak pas vrasjeve të dyshuara, tha policia gjermane.
Sipas informacioneve të para, tre personat duket se e kanë njohur njëri-tjetrin.
“Motivi për krimin ende është i paqartë edhe pse motivi politik nuk mund të hidhet poshtë. Hetuesit po hetojnë në të gjitha drejtimet”, tha Zyra e Prokurorit të Munihut që po e trajton këtë rast.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba, i ka kërkuar Konsullatës së Përgjithshme ukrainase në Munih që të monitorojë rastin dhe të vazhdojë të jetë në kontakt me autoritetet gjermane.
Ndërkaq, në një rast të ndarë dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan në Gjermani më herët gjatë prillit nën dyshimet se po planifikonin sulme sabotuese, përfshirë ndaj ndërtesave ushtarake. Zyrtarët thanë se këto sulme synonin të minonin mbështetjen ushtarake për Ukrainën./ REL
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate, por është e pamundur të zgjidhen shumë çështje pa rritur nivelin e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Shkurt, 15:33
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?
19 Shkurt, 12:12
-
Pas takimit SHBA-Rusi, BE bën gati paketën e re të sanksioneve për Moskën: Kufizime për importin e aluminit dhe naftës, 48 personave u bllokohen asetet
19 Shkurt, 11:46
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32