Gjermania dhe Shqipëria marrëveshjen qeveritare për programin e performancës dhe investimeve në sektorin e ujit

Gjermania dhe Shqipëria marrëveshjen qeveritare për programin e performancës dhe investimeve në sektorin e ujit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf nënshkruan marrëveshjen qeveritare për financimin e programit të performancës dhe investimeve në sektorin e ujit me vlerë 89 milionë euro. Ky program është programi më i madh i investimeve në të 30 vjetët e Bashkëpunimit për Zhvillim Gjermani-Shqipëri.

Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujit është një inciativë e përbashkët e Qeverisë Shqiptare e mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së, Bashkimi Evropjan si edhe Qeveria Zvicerjane përmes SECO. Marrëveshja e nënshkruar sot ka të bëjë me kontributin gjerman për programin, i cili sëbashku me kontributet e dhëna nga BE-në dhe Qeveria Zvicerjane arrin një shumë prej 126 milionë eurosh. Ky program ka për qëllim të sjellë një impakt të ndjeshëm meqënëse ai kombinon përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal me forcimin e kushteve kornizë në nivel sektorial. Ky program do të japë ndryshime të prekshme në përmirësimin e kushteve të jetesës të gjysmës së popullsisë urbane, do të forcojë kushtet kuadër për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të përmirësojë performancën financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe do te rrisë mbrojtjen e mjedisit.

KfW-ja është një nga bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shume totale prej mbi një miliard euro, duke u bërë kështu donator më i rëndësishëm bilateral në vend. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një nga sektoret kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 335 milion euro, që nga viti 1988.

BE është donatori më i madh në Shqipëri dhe një nga donatorët kyç për sektorin e ujit me më shumë se 110 milionë euro grante të dhëna në dekadën e fundit, kryesisht nëpërmjet ‘Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA)’. Rreth 80% e këtyre fondeve kanë shkuar për financimin e infrastrukturës të kanalizimeve të ujërave të zeza, me qëllimin e përmirësimit të kushteve sanitare të popullsisë, cilësisë mjedisore të ujërave bregdetare dhe operimit e mirëmbajtjes së qëndrueshme të infrastrukturës. Përmes programit të IPA 2018 për Shqipërinë, BE ka dhënë 24.1 milionë euro grant për bashkëfinancimin e programit të performancës dhe investimeve në sektorin e ujit, kryesisht për trajtimi i ujërave të përdorura. Ky veprim përforcon partneritetin e sukseshëm që ka pasur ndërmjet BE-së dhe KfW-së në dhjetëvjeçarin e fundit me rreth 40 milionë euro grante të dhëna për zbatim KfW-së për investime në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.

Sekretariati Zvicerjan i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike është njësia e Qeverisë Zvicerjane e cila mbikëqyr grantet e dhëna në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe zhvillimin ekonomik. Në 17 vitet e fundit, Zvicra ka dhënë mbi 41 milionë franka zvicerjane grante duke bashkëfinancuar tre projekte në sektorin e ujit në bashkëpunim me KfW-në

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja