Gjermania dhe Suedia lejojnë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Gjermania dhe Suedia lejojnë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Gjermania lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër Covid-19, edhe për personat mbi moshën 65 vjeç. Gjermania nuk lejonte më parë këtë vaksinë për moshat mbi 65 vjeç pasi sipas autoriteteve nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për qytetarët e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.

“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin të marrin vaksinën. Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur doza e parë dhe e dytë administrohen brenda 12 javësh”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Përveç Gjermanisë, bëhet e ditur se edhe Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca/Oxford për Covid për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha