Gjermania dhuron 7 furgonë policie për FNSH/ Lleshaj: Pasuritë e sekuestruara nga krimi në dispozicion të Policisë së Shtetit (FOTO)

TIRANE - Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u organizua ceremonia e dorëzimit të 7 automjeteve të markës Mercedes Benz Sprinter të dhuruara nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë. Ato do të përdoren nga forcat speciale të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë. Në ceremoni mori pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf  dhe drejtues të lartë policorë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se përveç makinave, Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë do të ofrojnë edhe trajnim profesional për punonjësit e Policisë Shqiptare. Leshaj përmendi edhe aksionin Anti-KÇK që qeveria ka ndërmarrë për sekuestrimin e pasurive të lidhura me krimin, duke theksuar edhe njëherë tjetër se këto pasuri do të shkojnë si aset për Policinë e Shtetit.

"Kjo mbështetje është shenjë e një bashkëpunim të thellë dhe të vjetër mes dy vendeve. Kemi qenë dëshmitarë të disa paketave të ndihmës që kemi marrë. Kjo paketë nuk bëhet vetëm nga këto automjete por që përfshin edhe trajnim për të punuar sipas standardeve europiane . Me sa ka diskutuar edhe me kolegun gjerman, jam informuar se përpjekja për të thelluar këtë bashkëpunim do të vazhdojë. Ne duhet të ngjitemi aty ku është niveli më i lartë. Ju të gjithë e keni merituar edhe këtë paketë motivimi për t'u ngjitur në lartësinë e seriozitetit të detyrës. Jemi të përfshirë në një angazhim të madh për të thelluar luftën kundër krimit të organizuar. Dje ishin dëshmitarë të miratimit të dy ligjeve të rëndësishme. Të dy këto ligje synojnë të rrisin efektivitetin e policisë së shtetit kundër krimit të organizuar. Qeveria është e motivuar për të rritur mbështetjen e saj ndaj policisë. Paketa dje synon që një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të konfiskohen nga beteja e nisur kundër krimit, të vihen në dispozicion të Policisë së Shtetit", tha Leshaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 13:58

    Bravo, ngrini polici model, shkëmb vigani! Të mos gjejne vrime ku të futen minjtë e minjve te minjve! Duam polici të lartë!

    Përgjigju
    • Kafsha: 06/03/2020 22:14

      Kush foli për makinat? Me duket se fola per policine pir meqenese e solle si verejtje duhet të dish qe edhe mjetet e teknologjia e ngrejne autoritetin e policise apo mos I do akoma ti shikosh policet me atlete e kemisha të palara kokpalare me barseta Elvis Presley dhe barqet deri në qafë e kapelet shtrember në gjysme të kokes e breket tër vrima e fryma er përç hudher salc kosi e raki..... keshtu I do?

    • Latifi: 06/03/2020 19:29

      O bishe se bën policinë furgoni Benz e bëjnë njerëzit se dhe benzin e ndërtojnë njerëzit, por janë gjermanë jo shqiptarë

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen