Gjermania e tmerr nga sulmet, UEFA
1’ heshtje, Griezmann: Isha me fat

Gjermania e tmerr nga sulmet, UEFA<br />1’ heshtje, Griezmann: Isha me fat
Kombëtarja Gjermane e Futbollit e ka kaluar natën në stadium ‘Stade de France’ duke mos u lejuar që të largohet pa u vendosur situata nën kontroll, pasi kushtet e sigurisë nuk ishin në nivelin e duhur, pasi kryeqyteti ishte në një gjendje tmerri nga sulmet e njëpasnjëshme.
 
Në orët e para të mëngjesit lojtarët u nisën për hotelin e tyre para se të udhëtonin për Gjermani.
 
Kombëtarja kampione bote u paralajmërua edhe paraditen e djeshme për një bombë në hotel, por që më pas rezultoi alarm fals.
 
Megjithatë ky ishte sinjali i parë i një ditë që do të rezultonte tragjike për shumë qytetarë të pafajshëm francezë.
 
Mats Hummels pas sulmeve është shprehur se "U kthyem pas ngjarjeve të pabesueshme që përjetuam mbrëmë. Bota po ikën për lesh. Mendimet e mia janë me ata që humbën të dashurit e tyre". 
 
Një koment ka ardhur edhe nga mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Mustafi. "Mendimet e mia janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre në Paris. Çfarë po ndodh në këtë planet ?!".
 
Gjyqtari i ndeshjes France- Gjermani, spanjolli Mathieu Lahoz  u shpreh se gjithçka ndodhi e ka mësuar pas ndeshjes. "I kam dëgjuar krismat, por nuk kam ditur asgjë për situatën.
 
Pas ndeshjes filloi të ndihej një ndjenjë frike, por nuk kuptoja se çfarë po ndodhte. Tërë situatën e mora vesh në televizion pas ndeshjes" ka thënë Lahoz.
 
Futbollisti Antoine Griezmann ka qenë një nga njerëzit me fat, pasi motra e tij ndodhej në teatrin tragjik kur ndodhën sulmet.
 
"Falë zotit motra ime i ka shpëtuar sulmit në Bataclan. Mendja ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Rroftë Franca" shkruan Griezmann.
 
UEFA ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen do të mbahet një minutë heshtje, teksa ka dënuar sulmet me ashpërsinë më të madhe.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën