Gjermania favorite në Euro 2012,
ja 27 lojtarët e listës provizore

Gjermania favorite në Euro 2012,<br />ja 27 lojtarët e listës provizore
Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Joachim Loë e ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Europian që do mbahet në Ukrainë dhe Poloni. Lista provizore ka jo pak surpriza, por kjo nuk është përfundimtare, pasi ai do të heqë, ose do të shtojë lojtarë në bazë të problemeve që do dalin.

Në listën e të ftuarve, kryesisht dominojnë lojtarët që luajnë në Bundesliga, ndërsa në listë janë edhe yjet e Real Madridit, Ozil dhe Khedira por ata do ti bashkohen gjermanisë, pas javës së fundit në La Liga.

Në grumbullimin para Euro 2012, janë dhe mbrojtësi i Arsenalit, Mertesacker si dhe sulmuesi i Lazios Miroslav Klose. Këta janë 27 lojtarët e ftuar në “Euro 2012”:

Portierë- Neuer, Wiese, Zieler dhe Marc-André Ter Stegen.
Mbrojtës- Badstuber, Boateng, Hummels, Mertesacker, Höwedes, Lahm y Schmelzer.
Mesfushor-Schweinsteiger, Khedira, S. Bender, L. Bender, Gündogan, Kroos, Draxler, Reus, Götze, Müller, Özil dhe Schürrle.
Sulmues- Gomez, Klose, Podolski dhe Cacau
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës