Komisioni disiplinor i UEFA-s ka gjobitur Gjermaninë me 10 mijë euro, për shkak të problemeve që shkaktuan tifozët gjermanë gjatë ndeshjes së parë të Grupit B kundër Portugalisë të shtunën. Tifozët gjermanë kishin gjuajtur me topa letre, disa nga lojtarët portugezë gjatë ndeshjes.

"Ne i kemi identifikuar problematikët në stadium dhe do t'i gjobisim ata për këtë", ka thënë përfaqësuesi mediatik i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Ralf Koettker, sipas "Sport1.de".

UEFA ka hapur procedurë tjetër edhe për ndeshjen e së mërkurës kundër Holandës, pasi në tribuna të tifozëve gjermanë ishin ndezur fishekzjarrë. Ndërkohë Federata e Futbollit e Portugalisë është gjobitur me pesë mijë euro, pasi ka vonuar fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes me Gjermaninë. (rb/shqiptarja.com)