Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik me COVID-19

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik me COVID-19

Gjermania ka larguar Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pasi situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19.

Përmes kësaj deklaratë, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike. Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga Janari.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji. Ndërkaq në listën e vendeve me rrezik të lartë janë Egjipti, Andora dhe Argjentina.

Fakti që Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe u bë me dije edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila raportoi një incidencë infektimi 27 raste për 100 mijë banorë dhe rënie të numrit të pacientëve në spitale.

Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë