Gjermania i akordon fond rekord prej 168.4 mln eurosh Shqipërisë, ja sektorët ku do të investohet

Gjermania i akordon fond rekord prej 168.4 mln eurosh Shqipërisë, ja sektorët ku do të investohet

Foto ilustruese

Një fond prej 164,4 milionë eurosh, që Qeveria Federale do t'i lëvrojë Shqipërisë për periudhën 2019 -2021, është publikuar në përfundim të bisedimeve qeveritare mes dy vendeve për politikat në zhvillim të enjten (22.11). Bisedimet u zhvilluan në Tiranë, të kryesuara për palën shqiptare nga Ministri i Finanacave, Arben Ahmetaj, dhe palën gjermane nga Drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik  dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider.

Në një njoftim për shtyp nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëhet e ditur që krahas fondit të përmendur më lart,  Banka Gjermane për Rindërtim, KfW, do të lëvrojë, për Ministrinë e Financave në Shqipëri, një kredi prej 100 milionë eurosh. Prej korrikut 2016 Gjermania ka vënë në dispozicion të projekteve të përbashkëta me Shqipërinë 102,5 milionë euro, duke u shndërruar në donatorin e saj më të madh bilateral.

Shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 30 vitet e fundit ne kemi qëndruar vazhdimisht në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të mbetemi një partner i besueshëm i saj.

Susanne Schütz, ambasadorja Gjermane në Tiranë

Fondet gjermane në fokus - përmirësimi i jetës së njerëzve, integrimi në BE

Gjermania do të lëvrojë fondin prej 164.4 milionë eurosh për projekte të përbashkëta gjermano-shqiptare në sektorët e energjisë, ujësjellës-kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimit ekonomik. Por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet fqinje në kuadër projektesh rajonale, që lidhen me procesin e integrimit evropian, luftën kundër krimeve të rënda, pastrimin e detit dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider, është shprehur se: "Për ne është e rëndësishme që, nga njëra anë të përmirësojë në mënyrë konkrete kushtet e jetesës së njerëzve me projekte në furnizimin me energji dhe ujë, dhe nga ana tjetër të zhvillojë institucionet shqiptare duke i bërë të afta për në BE. Gjithashtu Gjermania kontribon që Shqipëria të përballet me sfidat së bashku me fqinjët e saj, që brezat e ardhshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trashëgojnë perspektivën për një jetesë të mirë dhe në paqe."

Schütz - Në pritje të vendimit të BE për negociatat

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik është më tepër se fondet financiare.  Ambasadorja gjermane Susanne Schütz vuri në dukje se Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde financiare të shumta dhe ekspertizë profesionale, por edhe konsulencën tyre kritike.

Ne, inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e nisur të reformave, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në pritje të vendimmarrjes së BE-së pranverën e vitit të ardhshëm lidhur me çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, duhet thënë se nuk ka kohë për të humbur.

Susanne Schütz, ambasadorja Gjermane në Tiranë

Gjermania - donatori më i madh bilateral i Shqipërisë

Ky vit është viti i 30 vjetorit të marrdhënieve ekonomike për zhvillim Gjermani-Shqipëri. Gjermania ishte vendi i parë, që lidhi marrëdhënie të bashkëpunimit për zhvillim me Shqipërinë në vitin 1988. Që atëhere dhe deri më sot Gjermania ka vënë në dispozicion të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë rreth 1 miliardë Euro, duke u bërë vendi donator më i madh bilateral i Shqipërisë. Pjesa më e madhe e projekteve zbatohen përmes GIZ-së dhe KfW, por edhe përmes organizatave joqeveritare dhe fondacioneve politike gjermane Konrad Adenauer, Friedrich Ebert dhe Hanns Seidel. Bashkëpunimi për  Zhvillim është fokusuar kryesisht në energji, ujë, ujësjellës, mbetje, arsimi professional, mbështetje e sipërmarrjeve të reja, nxitje e zhvillimit rural e përshtatjee legjislacionit ekonomik me Acquis./dw

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku nga Qesaraku: 25/11/2018 21:33

    Gjermania nuk duhet te jape lek perderisa k.ministri jone merret me Erdoganin.

    Përgjigju
  • dj.fero.kromi: 25/11/2018 14:42

    komb i mrekullueshem, njerez mbeshtetni drejtesin e re se gjermaneve drejtesia i pengon te investojne seriozisht ne vendin tone

    Përgjigju
  • Lexues: 25/11/2018 14:32

    Kokerr nuk ka per te ngelur per popullin

    Përgjigju
  • Lexues: 25/11/2018 14:32

    Kokerr nuk ka per te ngelur per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic