Gjermania i bën 10 makina dhuratë policisë kufitare

Gjermania i bën 10 makina dhuratë policisë kufitare

Policia gjermane i ka dhuruar 10 makina të reja policisë kufitare shqiptare. Automjetet e dhuruara, por edhe pajisjet për sigurinë kufitare kalojnë vlerën e mbi 300 mijë eurove. Sandër Lleshaj u shpreh se policia shqiptare do të vijojë që të rrisë nivelin e profesionalizmit dhe thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë.

"Shqipëria, Ministria e Brendshme dhe Policia Shqiptare do të vazhdojnë me seriozitetin më të lartë punën për të thelluar bashkëpunimin, për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe të integritetit të të gjithë strukturës së Policisë së Shtetit.

Kështu besojmë se kontribuojmë për të mirën e Shqipërisë, për sigurinë e qytetarëve të saj, por edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Gjermaninë, dhe njëkohësisht përmes kësaj edhe thellimin e bashkëpunimit me Europën" - u shpreh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. E pranishme në ceremoninë e dhurimit të makinave ishte edhe ambasadorja gjermane në Tiranë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!