Bëhet fjalë për një statujë gruaje prej mermeri 90 cm e gjatë, si dhe një disk i gdhendur që i përkasin periudhës së hershme cikladike, me vlerë mbi 4 milionë euro.
Dy objektet në fjalë kanë qenë shkak për polemika të shumta mes Greqisë dhe Gjermanisë për vite me radhë, derisa një komision i koleksionistëve dhe shkencëtarëve të landit të Badenit ka pranuar se blerja e objekteve të vjedhura nga Muzeu Gjerman ishte e parregullt dhe sipas një ligji të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimive kulturore, duhet të ktheheshin aty ku ishin marrë.
“Ne jemi këtu për të marrë përgjegjësinë e këtij akti, duke e korrigjuar atë, duke i dhënë përsëri këto dy objekte Greqisë.”, ka deklaruar ndër të tjera Katarina Horst nga muzeu i landit të Badenit.
Ka më shumë se 10 vjet që Ministria greke e Kulturës ka nisur një fushatë për rikthimin e mijëra objekteve të antikitetit që janë vjedhur dhe janë shitur në mënyrë ilegale jashtë vendit. Tashmë kanë nisur edhe debatet për rikthimin e mermerëve të Panteonit të marra 200 vjet më parë nga diplomati britanik, Lordi Elgin, që aktualisht gjenden në Muzeun Britanik në Londër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)