Gjermania jashtë Botërorit, Lëv: E meritonim eliminimin, marr përgjegjësitë e dështimit

Gjermania jashtë Botërorit, Lëv: E meritonim eliminimin, marr përgjegjësitë e dështimit

Trajneri i Gjermanisë, Jogi Low

Për herë të parë në histori, Gjermania e sheh veten jashtë Kupës së Botës që në fazën e grupeve. “Panzerat” treguan një performancë të dobët në të tria ndeshjet e grupeve, ndërsa në takimin e fundit të Grupit F, u mundën edhe nga Koreja e Jugut me rezultatin 0:2. 

Joakim Low, trajneri i Gjermanisë, është ai i cili do vuajë më fort pasoja e eliminimit të turpshëm. Trajneri ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen e sotme dhe eliminimin. 

Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona. Meritojmë eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.

Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës. Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm. Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë.

Jogi Low, trajner i Gjermanisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve