Gjermania ka paditur bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone, për korruptim të një bankieri lidhur me shitjen e ekskluzivitetit të garës automobilistike.

Lajmin që ka habitur të gjithë e ka dhënë për mediet prokuroria në Mynih.

“Padia i është dorëzuar atij” tha zëdhënësja e prokurorisë Noetzel. Ish-bankieri, Bernd Gribkovski është dënuar me 8 vjet e gjysmë për marrjen e 44 milionë eurove.

Ecclestone i ka hedhur poshtë dyshimet se ka korruptuar bankierin, madje pretendon se Gribkovski e ka shantazhuar. Gribkovski ka punuar në bankën gjermane BayernLB, e cila për një kohë të gjatë kishte kontroll të pjesshëm në Formula 1.


d.b/shqiptarja.com