Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari, që është edhe bashkëkryetare e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë që bashkëkryetari tjetër i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Gjermania kërkoi miratimin sa më shpejt të reformës zgjedhore.