Gjermania kundër Kupës së Botës
me formatin e 48 skuadrave

Gjermania kundër Kupës së Botës<br />me formatin e 48 skuadrave
Ndërkohë që sot këshilli i FIFA, do të takohet për të diskutuar dhe vendosur mbi ndryshimin e formatit të Kupës së Botës, nga ai me 32 skuadra në atë me 48 skuadra,  futbolli gjerman është kundra këtij ndryshimi.
 
Sipas drejtuesit të Bayern Munich dhe Shoqatës së Klubeve Evropiane, Karl-Hainz Rummeingger zgjerimi i Kupës së Botës nuk është i nevojshëm dhe do të sillte vetëm probleme.
 
Një Kupë Bote me 48 skuadra është një sinjal i keq. Në këtë vendim nuk ka asnjë arsye sportive, gjithçka është politike. Nuk mund ta kuptoj se pse një format i suksesshëm me 32 skuadra, prej të cilit janë të kënaqur edhe fansat duhet të ndryshohet”, është shprehur ai.
 
Ndërkohë kundërshtime për formatin e ri të Kupës së Botës kanë ardhur edhe nga drejtori sportiv i Schalke, Kristian Heidl, i cili është shprehur se nuk shikon asnjë arsye për ndryshimin e formatit.
 
Nga ana tjetër, presidenti i FIFA Gianni Infantino gjatë fushatës së tij për të marrë këtë post premtoi se do të rriste numrin e skuadrave pjesëmarrëse të Kupës së Botës dhe për të dilema e vetme është nëse do të përdoret formati me 40 skuadra apo ai me 48 skuadra.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar