Edhe pse është shprehur i kënaqur me paraqitjen në miqësoren e fundit para Kampionatit evropian, në fitoren 2:0 kundër Izraelit, përzgjedhësi gjerman Joakim Lëv është i vetëdijshëm se kombëtarja e tij ende nuk është në nivelin që duhet për të qenë e suksesshme në Euro 2012.
Pas humbjes befasuese (3:5) nga Suedia në miqësoren e parë, gjermanët luajtën dukshëm më mirë në miqësoren kundër izraelitëve. “Ishte një ndeshje e pëlqyeshme, e cila riktheu në skuadrën tonë atmosferën e mirë. Nuk ishte gjithçka për t’u lavdëruar, por me rëndësi është që iu gëzuam fitores" tha Lëv.
"Duhet ta përmirësojmë dukshëm finalizimin e aksioneve dhe në ditët e ardhshme do të punojmë në këtë drejtim. Organizimi i lojës po ashtu duhet të jetë më i mirë, por kemi kohë të mjaftueshme për t’i përmirësuar gjërat deri në fillimin e Evropianit”, ka theksuar Lëv.
Ai ka folur edhe për gjendjen e mesfushorit të Bajernit, Bastian Shvainshtajger. “Bastiani që nga e mërkura nuk ndjen kurrfarë dhimbjesh. Ka filluar të vrapojë dhe deri të martën do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje”, ka shtuar Lëv.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com