Gjermania mban kreun me goleadë, Uellsi pret biletën për Euro 2020

Gjermania mban kreun me goleadë, Uellsi pret biletën për Euro 2020

Aaron Ramsey

Gjermania shkon si vend i parë i grupit C në Europianin e 2020. Panzerat kanë shpartalluar me rezultatin 6-1 Irlandën e Veriut e cila deri pak javë më përpara u cilësua si hirushja e 'grupit', por më pas Gjermania dhe Holanda kanë vendosur ekuilibrat në grupin e tyre. Ishin ishullorët që shënuan të parët në Commerzbank Arena, por më pas Gnabry dhe Goretzka dhuruan spektakël golash kurse në fund Julian Brandt vulosi rezultatin final. Nga ana tjetër tulipanët bënë detyrën me Estoninë duke e mposhtur 5-0 për të mbajtur vendin e dytë. 

Uellsi i ka dhënë fund dilemës në grupin E dhe kualifikohet në Euro 2020 pas fitores 2-0 ndaj Hungarisë rivale me golat e Aaron Ramsey. Sllovakia bëri detyrën me një fitore ndaj Azerbajxhanit por ishte tepër vonë pasi uellsianët tashmë ishin kualifikuar me 14 pikë. 

Në grupin G Polonia kryesuese fitoi 3-2 ndaj Slovenisë kurse Austria e vendit të dytë pa objektiva humbi 1-0 në Letoni. Maqedonia e Veriut ndërkohë kapi vendin e tretë pas fitores minimale ndaj Izraelit. Ndërsa në grupin I Belgjika dhe pse blindoi ditë më parë kreun, është treguar e pakursyer ndaj Qipros duke e mposhtur 6-1. Po ashtu Rusia shpartalloi 0-5 San Marinon ndërsa Skocia siguroi vendin e tretë pas fitores 3-1 ndaj Kazakistanit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë