Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan, sistemi shëndetësor është i lodhur, duhet të veprojmë tani

Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme. Lajmi u dha nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin epritshmë dhe se rastet pozitive çdo ditë po rriten në mënyrë eksponenciale. Ajo tha se sistemi shëndetësor është i lodhur dhe për këtë po merret masa e mbylljes totale të vendit për rreth 1 muaj.

"Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente. Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit ", tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Kancelarja Merkel u takua me guvernatorët për të njoftuar vendosjen e një bllokimi të plotë në Gjermani duke filluar nga e mërkura, 16 dhjetor.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar gjithsej 1 milionë e 320 mijë të infektuar dhe 22 171 viktima për shkak të COVID.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 13/12/2020 16:12

    ca mbyllje aman njerzit do vene ne pune si perdite te gjithe punishtet e fabrikat hapur.Autobuza trena punojne .njerzia nuk mund te levizin nga ora 21.deri 5 mengjesit do rine hapur marketet dyqanet e pemeve e frutaperimeve farmacite dyqanet e kafsheve dyqanet qe shesin ushqime dhe detergjente e pra do mbyllen vetem ca dyqane rrobash se restorantet e baret kane nje muaj mbyllur aman me shume politike qe na ka hapur barkun me koronen dhe te gjithe mundte levizit paradite per psonisje pse mbyllje eshte kjo.Ndaj europa po vete per lesh me koronen se nuk e mbull dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja