Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fund të dhjetorit pritet të arrijë në terminalin e ri në Brunsbüttel pranë Hamburgut një dërgesë e parë me gaz natyror të lëngshëm. Koncerni energjetik RWE me qendër në Essen nënshkroi kontratën përkatëse me Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi (ADNOC) e cila është në pronësi të shtetit. Fjala është për një sasi prej mbi 137,000 metra kub gaz natyror të lëngshëm.
Nga viti 2023 kompania shtetërore e Emirateve do të dërgojë gjithashtu deri në 250,000 tonë naftë çdo muaj. Marrëveshja përkatëse u lidh me kompaninë energjetike të Saksonisë së Ulët Hoyer.
Scholz: Jo më varësi të reja
Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari Olaf Scholz njoftoi se bashkëpunimi me Emiratet në sektorin e energjisë do të vazhdohet edhe më tej. Ne duhet të mbështetemi në sa më shumë furnizues të jetë e mundur për furnizimin me energji. Varësia nga një furnizues "me siguri që nuk do të na ndodhë më", theksoi Scholz në Abu Dhabi. Deri kur Rusia nisi luftën agresore ndaj Ukrainës, Gjermania e importonte rreth 55 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia.
Sipas agjencisë amerikane të energjisë EIA, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen me rreth gjashtë trilion metra kub gaz në vendin e shtatë në botë për nga depozitat e gazit natyror. Deri tani Emiratet e Bashkuara Arabe kanë eksportuar gaz të lëngshëm kryesisht në Azi.
Kancelari Scholz tha "ne duhet të sigurojmë që prodhimi i gazit të lëngshëm në botë të avancohet në atë masë që kërkesa e lartë që ekziston të mund të plotësohet pa qenë e nevojshme që të përdoren depozitat e gazit që ekzistojnë në Rusi” dhe u shpreh për zgjerimin e prodhimit të gazit në shtetet e Gjirit Persik./DW
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari Rutte thirrje vendeve të NATO-s: Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme për sigurinë e Evropës!
8 Mars, 18:07
-
Marrëveshja me arabët kthen kamerat e trupit për policët! 118.5 mln dollarë hua për Shqipërinë, 20 qytete do monitorohen me kamera inteligjente, lexojnë targat e ‘kapin’ shkeljet
4 Mars, 18:19
-
'Buzëqesh' Sylvinho, Armando Broja rikthehet në stërvitje të plotë me Everton (VIDEO)
2 Mars, 12:08
-
Marrëveshja me Emiratet Arabe për energjinë, ekspertët: Shqipëria do kthehet në vend eksportues të energjisë, 5-6 mld euro të ardhura në vit
28 Shkurt, 19:00
-
Ambasadori gjerman Bergner: Kam qenë dhe jam për zgjerimin! Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, keni bërë hapa të mëdhenj përpara
28 Shkurt, 10:20
-
Fatos Çoçoli: Miqësia me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ekonomia jonë
26 Shkurt, 10:04
-
Vizita për herë të parë e presidentit të Emirateve Arabe, Sheik Bin Zayed, Rama ndan albumin: Historike dhe miqësi vëllazërore!
24 Shkurt, 08:13
-
Enver Robelli: Bubullimat e Mynihut
18 Shkurt, 10:53
-
Policia Federale e Gjermanisë dhuron 345 mijë euro pajisje për Kufirin, Institutin Shkencor dhe Departamentin e Krimit! Proda: Do ndihmojnë për luftën ndaj krimit të organizuar
14 Shkurt, 12:59
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19