Gjermania merr presidencën e BE-së, Cakaj: Mbështetja e saj ka qenë jetike për politikat e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Gjermania merr presidencën e BE-së, Cakaj: Mbështetja e saj ka qenë jetike për politikat e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

Gent Cakaj dhe Heiko Maas

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania. Ai thotë se me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare. Cakaj shton se mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

"Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE. Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në  rajon në përgjithësi! Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE ", ka shkruar Cakaj.


Lajmi kryesor:

Gjermania merr kreun e BE/ Basha: Lajm pozitiv për Shqipërinë! Meta: 30 vite më parë shqiptarët hynë në ambasadën Gjermane për një jetë të lirë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale