Finalja e parakoshme e Europianit Gjermani-Hollandë ka vajtur për gjermanët, të cilët presin të parët biletën për në cerekfinale, ndërsa shpresat e Hollandës për të kaluar grupin janë në fije të perit. Tulipanët mund të kualifikohen në raundin tjetër vetëm nëse do të fitojnë ndeshjen e fundit përballë Portugalisë, ndërsa Gjermania duhet t’ju bëj një nder duke fituar me Danimarkën. Askush nuk e kishte menduar më parë që Hollanda, e cila kuotohej si favorite për të fituar Europianin do të kishte këtë ecuri. Gjermanët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pjesën e parë me bomberin e tyre, Mario Gomez në minutat e 24’ dhe 38’. Të besuarit e trajenrit Marvijik të çorientuar plotësisht mundohen të reagojnë me të gjitha forcat për të ngushtuar rezultatin, por pjesa e parë mbyllet me fitoren e “painzerave”. Në pjesën e dytë Hollanda ngushton diferencën në 1-2 me gol të Van Persit.
(db.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(db.shqiptarja.com)










