Kjo u bë e ditur pas mbajtjes së konsultimeve për bashkëpunimin zhvillimor në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Qeveria gjermane është zotuar në mbështetje për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për afrimin e tij me BE-në. Sipas komunikatës, të dy delegacionet u pajtuan për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe nxitjes së punësimit, arsimit, si dhe energjisë e infrastrukturës së ujërave.
/rg/shqiptarja.com/