Gjermania është duke u përgatitur për të festuar 75 vjetorin e komplotit më të famshëm për të vrarë Adolf Hitlerin dhe për të nderuar ata që e kundërshtuan nazizmin duke i konsideruar si shtylla të demokracisë moderne të vendit, në kontekstin e shqetësimeve në rritje për rritjen e ekstremizmit të djathtë.

Kancelarja Angela Merkel, e cila nesër do të flasë në ceremoninë vjetore të betimit për rreth 400 ushtarë dhe më pas do të mbajë një fjalim në një ngjarje përkujtimore, bëri homazhe te varri i kolonelit Claus von Stauffenberg dhe shokët e tij pjestarë në komplot.

"Vetëm nëse e kuptojmë të kaluarën tonë - tha Merkel - mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë".

Von Stauffembreg u përpoq ta vriste Hitlerin, me një bombë të fshehur në një çantë, më 20 korrik 1944, në një takim në selinë e tij në Prusinë Lindore.

Claus von Stauffenberg koloneli që ishte pjesë e operacionit Valkyrie kundër Adolf Hitler