Gjermania nuk tundet: Kosova
kusht për bisedimet Serbi-BE
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit deri më 20 dhjetor të këtij viti është kushti i Gjermanisë, që me Serbinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e saj në BE.
BERLIN - Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit deri më 20 dhjetor të këtij viti është kushti i Gjermanisë, që me Serbinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e saj në BE, raportojnë mediat serbe pas bisedave, që dje në Beograd i zhvilloi Ernst Reichel, emisar special i MPJ-së gjermane për Ballkanin, i cili deri para pak kohësh ishte ambasadori gjerman në Prishtinë.
Shqetëson fakti që ekzistojnë probleme në garantimin e lirisë së lëvizjes dhe integrimit të plotë të policisë dhe gjyqësorit në sistemin kosovar, tha Reichel, pas bisedimeve dyditëshe në Beograd.
Në bisedë joformale me disa gazetarë serbë, ai përsëriti se çështja e Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kushti kryesor. Nga zyrtarët serbë kishte marrë bindje se ata janë të gatshëm të zbatojnë tërë marrëveshjen e Brukselit, por nuk la pa theksuar se për shkak të zbatimit të ngadalshëm të gjendjes në terren (doganierët kosovarë në vendkalimin kufitar në Bërnjak ende udhëtojnë me helikopterë), Serbia rrezikon të futet në cajtnot kohor dhe të përsëriten presionet për shkak të zgjidhjes së problemeve në momentin e fundit.
“Nuk është mirë që gjërat të zgjidhen në momentin e fundit, sepse vonesa mund të rrezikojë tërë procesin”, vlerësoi Reichel.
Kosova nuk është vetëm parakusht për fillimin e negociatave Serbi-BE, por do të jetë kusht kryesor edhe për përfundimin e këtyre negociatave, sepse Gjermania edhe formalisht në Bundestag ka theksuar se deri në anëtarësimin e Serbisë në BE marrëdhëniet me Kosovën duhet të jenë plotësisht të normalizuara. Çështja se çka do të thotë vërtetë normalizimi do të konkretizohet në periudhën e ardhshme”, sqaroi Reichel.
Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Llajçak tha dje në Beograd se në BE nuk është pranuar me miratim propozimi i Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, që kapitulli i 35-të për Kosovën të hapet në fillim të bisedimeve para anëtarësuese me Serbinë, duke theksuar që çdo propozim duhet të miratohet me konsensus.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59