Drejtësia gjermane ka paditur për herë të parë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Sipas Spiegelit, Prokuroria e Mynihut e ka paditur Zuckerberg, pasi e akuzon për nxitje urrejtje.

Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg; drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg; shefi për Evropën, Richard Allan; dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper.

Në padin kundër Zuckerberg, thuhet se rrjeti social Facebook, ka toleruar thirrjet për vrasje, kërcënime, dhunë, mohimin e Holokaustit dhe të tjera vepra kriminale.

Raste të tilla, Facebook është i detyruar të heqë përmbajtjet nga ana e tij.

Në padi, shkruhet se është paraqitur një liste me rastet, kur Mark është njoftuar për këto materiale urrejtje, por nuk i ka fshirë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com