Gjermania bëhet ndër të parët vende që mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e COVID-19, ka qenë ky paralajmërimi i shefit i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun.
Braun tha se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i Coronavirusit, shumë më i transmetueshëm.
“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha Braun.
Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve, masa të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri në mes të Shkurtit minimalisht dhe nëse trendi vazhdon në këtë mënyrë edhe mund të zgjaten më shumë.
Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore, ndërsa ditët e fundit është shfaqur një variant i ri edhe në Brazil. Ekspertët thonë se variantete e reja janë s më ngjitës se variantet e para mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm.