Kombëtarja gjermane e futbollit fiton një vend me meritë në fazën gjysmëfinale të Euro 2012. favorite ashrtu si para ndeshjes, skuadra gjermane tregoi muskujt në fushë, duke mposhtur 4-2 Greqinë në Gdansk, dhe duke i treguar helenëve se kush mbizotëron në në Europë.

Gjermanët e nisën ndeshjen me 3 ndërrime surprizë në formacion, por që nuk e cënuan supremacinë në të gjithë pjesën e parë dhe në total, krejt lojën. Sulmet radhazi në portën e Sifakis u prapsën deri në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 40 një predhë e Philipp Lahm u ndal vetëm në rrjetën e Greqisë, pasi më parë portieri rival kishte arritur ta prekte vetëm me gishta.

Greqia arriti të barazojë me sulmuesin e Celtic, Samaras, pas një krosimi nga e djathta e sulmit, në një nga aksionet e rralla të helenëve. Por u desh një goditje fluturimthi e Sami Khedira për të mos i lënë gëzimin më shumë se 5 minuta grekëve.

Më pas goli me kokë i Klose dhe supergoditja e Marco Reus cuan rezultatin në 4-1. Penalltia e Salpingidhis 2 minuta nga fund ngushtoi shifrat për skuadrën e Santos, por Gjermania është ajo që kalon në gjysmëfinale.(rb/shqiptarja.com)