Gjermania rekord infektimesh me COVID-19, Franca pothuajse 100,000 viktima nga fillimi i pandemisë

Gjermania ka regjistruar  29,426 raste gjatë 24 orëve, shifra më e lartë ditore që nga 8 Janari duke treguar edhe njëherë situatën tejet shqetësuese me të cilën po përballet vendi. Ndërkohë që u regjistruan edhe 293 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 79,381.

Gjermania është goditur nga vala e tretë e pandemisë, kryesisht variantin britanik I cili është shumë herë më i transmetueshëm se fillestari.

Ndërkohë që kancelarja Angela Merkel ka filluar të shtojë përpjekjet e saj për të zbatuar kufizime më të ashpra. Merkel dëshiron që parlamenti t’i japë qeverisë federale kompetenca të përkohshme për të vendosur bllokime më të ashpra në zonat më të prekura.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz tha se:  “Këto masa kanë treguar se kanë qenë efikase në shumë vende të botës – dhe ka ulur shkallën e incidencës,” tha ai, duke shtuar se duhet bërë diçka për të kufizuar përhapjen e virusit.

“Ne duam të vendosim rregulla strikte,” përfundoi ai.

Nuk paraqitet më e mirë situate në Francë ku vendi ka arritur pothuajse në 100 000 viktima nga fillimi I pandemisë, duke u bërë vendi katërt evropian që arrin një shifër të tillë.  Rreth 297 viktima u regjistruan të Mërkurën në vend, duke e çuar totalin në 99,805 dhe javën e kaluar mesatarja ditore e viktimave ishte 293.

Franca kështu do të bëhet vendi i katërt në Evropë  me këtë bilanc të frikshëm pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Rusisë. SHBA vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë me më shumë se 564,000 viktima e pasuar nga Brazili, Meksika dhe India.

Franca regjistroi viktimën e parë të Evropës nga  COVID-19 në 14 Shkurt 2020, kur një turist kinez 80-vjeçar vdiq në spital pas tre javësh në kujdes intensiv. Dymbëdhjetë ditë më vonë, u njoftua për vdekjen e shtetasit të parë francez, një burrë 60-vjeçar. Deri në fund të pranverës dhe përkundër masave kufizuese të rrepta, vendi kishte regjistruar gati 30,000 viktima. Vala e dytë u tregua edhe më e egër në Francë dhe që nga tetori më shumë se 65,000 viktima i janë atribuuar virusit.

Një rritje e rasteve që i atribuohen variantit britanik e nxiti Presidentin Emmanuel Macron të shpallë një shtetrrethim të ri në 31 Mars. Aktualisht, të gjitha dyqanet jo-thelbësore në të gjithë vendin janë të mbyllura, udhëtimi ndër-rajonal është i kufizuar dhe vendi është vendosur në një shtetrrethim gjatë natës.

Megjithatë situata nuk është përmirësuar në vend regjistrohen mbi 43,500  raste dhe Franca mban shkallën e katërt më të lartë të incidencës 14-ditore në BE me gati 802 raste për 100,000 banorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve